Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autor i 11 vjedhjeve të realizuara në Tiranë gjatë harkut kohor të dy muajve.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale M. K.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, operacioni policor i koduar “Falco”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhjesh dhe 1 rast vjedhjeje e mbetur në tentativë.
Arrestohet një 26-vjeçar, autor i dyshuar. /Telegrafi/