Site icon Telegrafi

Zaza Pachulia ia kthen Westbrookut: Do të vij në Oklahomë, shihemi në parket

Qendra e Golden State Warriors, Zaza Pachulia, ka vazhduar luftën e fjalëve me Russell Westbrook, pas duelit të tyre të ashpër ndeshjen e fundit.

Oklahoma u mposht keq nga Golden State në Bay Area javë më parë dhe aty spikati konflikti i Westbrook me Zaza Pachulian, me këtë të fundit që hodhi në parket plejmejkerin pas një dueli të rëndë.

Pas duelit, Westbrook tha se do ta kërkojë Pachulian në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet së shpejti në Oklahoma dhe do t’ia tregojë prapanicës së tij qejfin.

Lexo po ashtu Westbrook premton hakmarrje: Do t'ia kthej prapanicës së Zazas

Sidoqoftë, Zaza nuk ka qëndruar prapa dhe ka thënë se ai do të shkojë në Oklahoma dhe do të jetë në parket që të shohë se çka do të bëjë Westbrook.

“Pas ndeshjes ai bëri komente dhe unë bëra komente. Unë kam thënë se do të jem aty, dhe definitivisht do të jem në Oklahomë. Kështu që çka do që ai dëshiron të bëjë, unë do të jem në parket”, theksoi Pachulia.

Pachulia teksa pranon se ndërhyrja e tij ishte e ashpër, ai pranoi se pak momente para se ai të ndërhynte ishte Westbrook ai që e goditi me bërryl.

“Para së gjithash, unë nuk e përmenda se ku filloi dhe ky është gabimi im që nuk sqarova incidentin që ndodhi”.

“Ai me bërryl më goditi një aksion më herët dhe unë më pas ia bëra një faul të rëndë. Ai më goditi me bërryl. Ai humbi topin dhe më goditi me bërryl në fytyrë. Ne shkuam në kundërsulm dhe Steph Curry kishte hapësirën për të shënuar me lay up dhe teksa ata po vinin në mbrojtje unë e shfrytëzova rastin dhe ndërhyva ashtu”.

“Ishte një kthim borxhi nga ana ime. Siç kam thënë, shumë njerëz se kanë ditur këtë. Unë nuk kam folur për këtë. Mendoj se tash është e drejt që e sqarova”, deklaroi Zaza.

Westbrook dhe Zaza do të kenë rastin që të përballen më 11 shkurt në Chesapeake Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version