Mesa duket këngëtari britanik Zayn nuk arriti ta marrë dhuratën e Krishtlindjes në momentin kur u refuzua ftohtë nga e dashura e tij Gigi Hadid.
Një burim për “Life & Style” raporton se Zayn i ka propozuar për martesë modeles bukuroshe, por ajo e ka refuzuar pa ngurruar. Sipas dëshirës së Zayn, viti i ri 2017 do t’i gjente ata të kurorëzuar në martesë.
Po i njëjti burim shton se arsyet e refuzimit janë të drejta pasi Gigi është vetëm 21-vjeçe dhe nuk ndihet gati për të ndërmarrë një hap kaq të madh. Sipas saj, martesa është vendimi më i rëndësishëm që një individ merr në jetën e tij, transmeton TCH.
Gjithashtu ajo ka theksuar se kjo gjë e frikëson pasi ka parë mamanë e saj dy herë në procese divorcesh dhe Gigi nuk ka ndër mend të bëjë të njëjtin gabim.
Edhe pse ajo nuk e ka pranuar propozimin e 23-vjeçarit, ata vazhdojnë të jenë bashkë, të lumtur e të dashuruar, ndërkohë që vendimin për t’u martuar e kanë shtyrë për vitet në vazhdim.