Të martën, ai zbuloi një transformim dramatik, kur u shfaq me flokë të bardha gjatë pushimeve në Miami.
Zayn Malik vazhdoi të shfaqte pamjen e tij të re të enjten pasdite, ndërsa qetësohej pa këmishë në një pishinë, në rezidencën e tij me qira, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
25-vjeçari i famshëm i muzikës pop, ka pak ditë që i dha fund lidhjes me modelen Gigi Hadid, dhe duket se pas kësaj ai ka vendosur të rifreskojë pamjen e tij.
Ai gjithashtu shfaqi trupin e tij të mbuluar me tatuazhe, me të cilat shpesh ka rrëmbyer vëmendjen e fansave.
Ylli 25-vjeçar më pas u pa duke tymosur një cigare, teksa shijonte rrezet e diellit.
Fansat me sy të mbrehtë thanë se Malik po mundohet t’i japë vetes pushim pas ndarjes nga modelja Hadid.
Ndërkohë, vet artisti në postimin e tij në Twitter kishte shkruar: “Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie tepër të mirë, të dashur dhe zbavitëse dhe kam një respekt të madh dhe adhurim për Gigin si femër dhe mike. Ajo ka një shpirt aq të pabesueshëm”.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë fansat tanë për respektimin e këtij vendimi të vështirë dhe privatësisë sonë në këtë kohë, ne dëshirojmë që ky lajm të vijë prej nesh së pari. Ne ju duam të gjithëve”, kishte shkruar Zayn. /Telegrafi/