Telegrafi

Zayn Malik i qëndron afër familja e tij, mes akuzave për dhunë fizike ndaj nënës së Gigi Hadid

Familja e Zayn Malik është në përkrahje të tij mes trazirave që përfshijnë ish-partneren e tij, Gigi Hadid dhe nënën e saj, Yolanda.

Motra e këngëtarit, Waliyha Malik ofroi mbështetjen e saj për vëllanë më të madhe në një InstaStory pasi Malik, 28 vjeç, u përfshi në një sherr me Yolanda, megjithëse ai mohoi të kishte goditur ndonjëherë nënën e ish-partneres së tij.

“Familje. Mund të mos i kemi të gjitha bashkë, por së bashku i kemi të gjitha. Gjithçka që na duhet. Zayn je shumë i dashur nga të gjithë ne”, ka shkruar motra e këngëtari në një postim.

Foto: Waliyha Malik/Instagram

Ajo gjithashtu ndau një postim tjetër që thoshte se “karma vjen përfundimisht pas të gjithëve”, shkruan People.

“Ti nuk mund të ikësh duke shkatërruar njerëzit gjatë gjithë jetës tënde, nuk më intereson kush je. Ajo që shkon rrotull vjen rrotull. Kështu funksionon. Herët a vonë universi do t’ju shërbejë hakmarrjen që meritoni”, shkruan postimi që ka bërë Waliya.

Motra e yllit të muzikës më pas ndau një postim tjetër të një deklarate që vëllai i saj, Zayn kishte thënë në 2016.

Foto: Waliyha Malik/InstaStory

“Unë jam rritur për të respektuar gratë gjithmonë. Të dy prindërit e mi e rrënjosën këtë tek unë dhe në përvojën time gratë kanë qenë ndikimet më inteligjente, paqësore dhe pozitive në jetën time”, kishte thënë artisti britanik.

Këto postime vijnë në mes të mosmarrëveshjeve personale të Malik, për ngacmime pas një incidenti të 29 shtatorit në të cilin ai dyshohet se “kapi Yolanda dhe e futi atë në një komodinë, duke shkaktuar ankth mendor dhe dhimbje fizike”.

Foto: Waliyha Malik/InstaStory

Megjithëse këngëtari i “Pillowtalk” e ka “mohuar me vendosmëri se e ka goditur” Yolandën, ai dyshohet se hodhi një sërë fyerjesh dhe “mallkimi të vazhdueshëm” drejt saj, përfshirë atë që të qëndrojë larg vajzës së tij.

Zayn foli për incidentin në një deklaratë të shpërndarë në Twitter të martën, duke shkruar se ai donte të krijonte “një vend ku çështjet private familjare të mos hidhen në skenën botërore që të ndahen me të gjithë”, duke shtuar se incidenti “ishte dhe ende duhet të jetë një çështje private”.

Foto: Waliyha Malik/InstaStory

Menjëherë pas kësaj, një përfaqësues i Gigi në një deklaratë tha se modelja është e fokusuar vetëm në më të mirën për vajzën e saj, Khai. Dhe se ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Foto: Getty Images