Telegrafi

Zayn Malik konfirmon ribashkimin me Gigi Hadid, ndërsa festoi ditëlindjen e tij me Bella Hadid dhe Dua Lipa

Ata u ndanë për herë të fundit në nëntor të vitit 2018.

Dhe tani Gigi Hadid, 24-vjeçe, dhe Zayn Malik, 27-vjeç, duket se janë të lumtur që janë përsëri bashkë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Çifti i ribashkuar u panë të shtunën në mbrëmje në New York, ndërsa ata dolën për të festuar ditëlindjen e Zayn me motrën e Gigit, Bella Hadid, 23- vjeçe, nënën e tyre Yolanda Hadid, 56 – vjeçe dhe Dua Lipa, 24 – vjeçe.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Backgrid)

Gigi dhe Zayn konfirmuan romancën e tyre për herë të parë në nëntor të vitit 2015 kur u panë duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zayn Malik

Ylli i muzikës pop kohët e fundit kishte përfunduar një lidhje me Perrie Edvard, teksa Gigi ishte ndarë nga Joe Jonas.

Zayn Malik, Gigi dhe Bella Hadid, Dua Lipa (Foto: SplashNews)

Ndërkaq, dyshja u ndanë së pari në mars 2018, por ata u rikthyen përsëri së bashku në muajin vijues (prill).

Pavarësisht se nuk ishin bashkë, të dy mbetën miq gjatë gjithë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Gigi dhe Zayn Malik (Foto: GC)