Telegrafi

Zayn Malik fotografohet duke dalë nga banesa e Gigi Hadit, dyshja po ribashkohen?

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images)

Zayn Malik dhe Gigi Hadidi befasuan fansat muajin e kaluar kur dhanë lajmë se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Një ndarje e tillë, bëri që dyshja për disa javë të jenë temë e mediave, teksa së fundmi po përfliten për një ribashkim të mundshëm.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images)

Të gjitha dyshimet vijnë kur këngëtari Malik u pa së fundmi, duke dalë nga apartamenti i ish-të dashurës, Gigi Hadid.

Ylli i hitit “Let Me”, 25 vjeçari u pa duke dalë nga apartamenti i saj të enjten e 19 prillit, në New York.

Zayn ishte i veshur në tuta sportive kuq e zi, ndërsa ka rrëmbye vëmendjen me dukjen e tij gjithë sharm.

I njëjti, e ka hequr Gigin nga lista e personave që ndjek në rrjetin social Instagram në momentin kur u nda, ndërsa kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Ata kishin dy vite që ishin bashkë në lidhje, ndërsa së fundmi kanë zgjuar zërat për një ribashkim të mundshëm. /Telegrafi/

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images)