Ylli i famshëm ndërkombëtar, Zayn Malik, është rikthyer me një intervistë pas gjashtë vitesh.
Këngëtari dhe ish-anëtari i “One Direction” është shfaqur në podcast-in “Call Her Daddy”, ku ka folur për gjithçka – nga të qenit anëtar i grupit jashtëzakonisht të suksesshëm e deri të bashkë-prindërimi me modelen Gigi Hadid.
Intervista – e para e tij në gati gjashtë vjet – u realizua në shtëpinë e fëmijërisë së Alex Cooper në Pensilvani.
Ai ndërkaq ishte i pari që u largua nga grupi në 2015 dhe tha se kjo ishte e qëllimshme.
“Doja plotësisht me egoizëm të isha personi i parë që do të bënte rekordin e tij”, shpjegoi Zayn.
“Unë jam pasiv, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe biznesin tim. Jam serioz për këtë dhe jam konkurrues. Doja të isha i pari që do të largohesha dhe do të bëja gjërat e mia”, vazhdoi ai.
Zayn gjithashtu hodhi pak dritë mbi atë që po ndodhte në atë kohë me grupin që zyrtarisht u ndërpre disa muaj pasi ai u tërhoq.
“Kishte padyshim çështje themelore edhe brenda miqësive tona”, tha ai. “Ne kemi qenë bashkë çdo ditë për pesë vjet dhe u lodhëm nga njëri-tjetri, nëse jam plotësisht i sinqertë”.
Duhet theksuar që secili prej tyre (Harry Styles, Niall Horan, Liam Payne dhe Louis Tomlinson) tani po bën muzikën e tij dhe se kanë korrë suksese të mëdha. /Telegrafi/