Telegrafi

Zayn Malik dhe Andrew Garfield duken shumë të lezetshëm, teksa udhëheqin yjet në shfaqjen e veshjeve për meshkuj “Loewe”

Zayn Malik dhe Andrew Garfield kryesojnë yjet që morën pjesë në shfaqjen e veshjeve për meshkuj “Loewe” gjatë ”Javës së Modës” në Paris të shtunën.

Ish-këngëtari i One Direction, Zayn, 31 vjeç, dukej më i dobët në atë që ishte një dalje e rrallë publike për yllin privat.

Ai kishte veshur një xhaketë sportive ngjyrë bezhë dhe të kuqe, së bashku me pantallona ngjyrë kafe, të cilat i veshi me një këmishë blu të çelët, shkruan DailyMail.

Krijuesi i hiteve shtoi veshjen e tij me këpucë lëkure ngjyrë kafe dhe stiloi flokët e tij të lyer bionde.

Andrew shfaqi një figurë të këndshme për shfaqjen, ndërsa mbërriti me një bluzë të kuqe me zinxhir, me pantallona të hollë dhe këpucë të ngjashme.

Aktori 40-vjeçar dukej në humor, teksa pozonte para kamerave dhe kompletoi dukjen e tij me një pallto.

Të pranishëm në shfaqje ishte gjithashtu ylli i “50 Shades Of Grey”, Jamie Dornan dhe gruaja e tij Amelia Warner. /Telegrafi/