Telegrafi

Zayn Malik i bën ‘diss’ Gigi Hadidit – nuk mendon se ka qenë ndonjëherë i dashuruar

Zayn Malik ka folur për anën e tij private në një intervistë të re.

Këngëtari 31-vjeçar i “Pillow talk” po vazhdon të jetë i zënë me promovimin e albumit të tij të ardhshëm “Room Under the Stairs”.

Ndërsa ishte në ‘The Zach Sang Show’, Zayn konfirmoi se ai filloi të punonte në projekt në mes të ndarjes së tij nga Gigi Hadid.

Zayn Malik

Gjatë intervistës, Zayn u pyet nëse ai kishte qenë ndonjëherë i dashuruar dhe kishte një përgjigje të thellë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zayn Malik

“Nuk e di nëse kam qenë vërtet i dashuruar në këtë pikë”, pranoi ish-ylli i “One Direction”.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Zayn shpjegoi se kuptimi i tij për dashurinë ka ndryshuar ndërsa ai është rritur.

“Ti e shikon atë me sy ndryshe dhe do të thuash: “Epo, ndoshta nuk kam qenë i dashuruar atje”.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Gigi nuk është i vetmi personazh i famshëm me të cilin Zayn ka qenë në lidhje.

Ai ishte i fejuar me Perrie Edwards të “Little Mix”, megjithëse e ndërpreu lidhjen e tyre në vitin 2015.

I njëjti gjithashtu ndezi thashethemet për lidhje me Selena Gomez në 2023.

Theksojmë që Zayn dhe Gigi kanë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Khai. /Telegrafi/