Haradinaj ka thënë se në Ferizaj është krijuar një ekip fituese, së cilës do t’i prijë Xhavit Zariqi.
"Kandidati për kryetar të Ferizajt nga AAK-ja, Xhavit Zariqi është ekonomist, njeri që ka jetuar me sfidat e vendit, njeri që ka marrë përgjegjësi dhe njeri që di se çka kërkohet në Ferizaj dhe në Kosovë", ka thënë Haradinaj, me rastin e të Zariqit, duke thwnw se atij i besojnë në Ferizaj dhe “përkushtimi i tij në të ardhmen do të jetë në sendërtimin e ndryshimeve që duhet bërë në Ferizaj, për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit”.
Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Ferizajt nga AAK-ja, Xhavit Zariqi ka thënë se rritja e AAK-së është një garanci se kjo do të del fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Zariqi ka përkujtuar se deri më tani AAK-ja nuk ka pasur rastin të qeveris me Ferizajn, ndaj shprehu zotimin se me fitoren e AAK-së, do të ndihmohet qytetari dhe nuk do të dëmtohet qytetari.
Për rrugëtimin e AAK-së nëpër vite kanë folur edhe kryetari i degës së AAK-së, Naim Ferati dhe zyrtari i lartë i kësaj dege, Ekrem Qorrolli.
Xhavit Zariqi për shumë vite ka qenë zyrtar i degës së PDK-së në Ferizaj, ndërsa muaj më parë ka aderuar në AAK. Aktualisht ushtron funksionin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Ferizajt. /Telegrafi/