Telegrafi

Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

Procesi i verifikimit të votave është ndërprerë pas kundërmimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nga kjo raportohet se disa zyrtar kanë marr alergji nëpër duar.

Lexo po ashtu Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ, Besnik Buzhala.

Lexo po ashtu Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji

“Është ndërpre procesi i verifikimit të votave të zarfeve të ardhura nga Serbia. Nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji. Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala.

Lexo po ashtu Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia

Në Qendrën e Verifikimit të Votave ka filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia me postë për zgjedhjet e 6 tetorit. /Telegrafi/