Zara McDermott ka mbetur e tronditur pasi disa persona të maskuar u përpoqën të hynin në makinën e saj, ndërkohë që ndodhej brenda.
Ish-ylli i “Love Island”, 25-vjeçare, sapo ishte kthyer në automjetin e saj pas një blerjeje që bëri.
Më pas ajo pretendon se ishte e rrethuar nga persona të maskuar, të cilët vazhdimisht u përpoqën të kishin akses në makinë.
Zara bëri rrëfimin e tmerrshëm në rrjete sociale dhe u kërkoi ndjekësve që t’i mbyllnin dyert sa herë që të futeshin në makinë.
“Dua të flas për diçka mjaft serioze që sapo më ndodhi”, filloi ajo. “Në fakt ndihem shumë e tronditur për këtë”.
“Vendosa blerjet në bagazhin e makinës, futem në makinë dhe mbyll derën menjëherë”, tha McDermott.
“Brenda pak sekondash pasi e lashë telefonin dhe u bëra gati për të shkuar, hodha çelësin në dysheme, kështu që u përkula për ta marrë dhe kur shikova lart pashë katër djem që rrethuan makinën time. Shumica prej tyre kishin me kapelë”.
E njëjta thekson se gjithçka ndodhishpejt, por djali në anën e pasagjerit, kishte një kapelë dhe një shall dhe po përpiqej të hapte derën.
“Pastaj shikova prapa dhe dikush po trokiste në dritaren time duke u përpjekur të më merrte vëmendjen dhe të më ndalonte të lëvizja”.
Duke shpjeguar se si doli nga situata e tmerrshme, biondja vazhdoi: “Thjesht e vendosa timonin në kthimin e kundërt dhe u largova me shpejtësi”.
“Mund të më kishin vjedhur gjithçka, mund të kishin vjedhur makinën, mund të kishin bërë diçka për mua”. /Telegrafi/