Telegrafi

Zapatero demanton se kriza greke shpërngulet në Spanjë

“I dëgjova zërat por nuk u jap rëndësi. Secili spekulim i ri në eurozonën është i pabazë dhe i pandërgjegjshëm”, deklaroi Zapatero i cili dje në Bruksel bisedoi me kryetarin e Komisionit Evropian (KE) Zhoze Manuel Barrozo dhe kryetarin e Këshillit të Evropës (KE) Herman van Rompuj.

Para disa ditëve në gazetat greke shkruante se Spanja me siguri do të kërkojë ndihmë financiare nga FMN-ja në vlerë prej 280 milionë eurove.

Zapatero këto komente i quajti “çmenduri dhe plotësisht absurde” por theksoi se këto zëra mund të ndikojnë në bursën në Spanjë, ndërsa me këtë edhe në ekonominë.

Zapatero tha se beson në rimëkëmbjen e ekonomisë spanjolle duke theksuar se problemi kryesor i Spanjës nuk është borxhi shtetëror, por shkalla e lartë e papunësisë.