Sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata ka zbuluar se idhujt e tij në futboll janë Thierry Henry dhe Didier Drogba.
Zapata po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 21 gola në 31 paraqitje për Atalantan dhe sulmuesi kolumbian pohon se është shumë i lumtur në klubin nga Bergamo, teksa ka zbuluar edhe idhujt e tij.
“Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Bergamo”, ka thënë fillimisht Zapata për mediat italiane.
“Marrëdhënia ime është gjithashtu e veçantë me tifozët. Nga momenti i parë që kam ardhur këtu, tifozët kanë qenë të veçantë dhe më kanë mirëpritën shumë mirë. Mbështetja e tyre është e rëndësishme”.
“Numri 91? Kam zgjedhur këtë numër sepse është viti i lindjes sime dhe e kam veshur atë në të gjitha ekipet për të cilat kam luajtur”.
“Duke pasur parasysh se më ka sjellë gjëra të mira dhe kam shënuar shumë gola, unë gjithashtu zgjodha të mbajë edhe në Atalanta”.
“Po të mos isha futbollist, çfarë do të kisha qenë? Nuk e di. Kam luajtur shumë futboll duke u rritur, natyrisht, por gjithashtu më pëlqente dhe luaja basketboll dhe bejsboll dhe tani më pëlqen futbolli amerikan”.
“Idhujt e mi? Henry dhe Drogba janë idhujt e mi”.
“Ndoshta kam disa nga karakteristikat e Drogba, por ai ishte një lojtar shumë i mirë. Për mua është një burim krenarie për t’u krahasuar me të”, përfundoi sulmuesi i Atalanas. /Telegrafi/