Site icon Telegrafi

Zannier: Keni përkrahjen tonë për të zhvilluar vlerat demokratike në Maqedoni

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me komisarin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier, i cili mori pjesë në Takimin vjetor të shefave të misioneve operative në terren të OSBE-së në Evropën juglindore, që këtë vit mbahet në Shkup.

Në këtë takim, siç informojnë nga MPJ, ministri Dimitrov ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet Maqedonisë dhe OSBE-së, duke shprehur gatishmëri për të vazhduar këtë edhe në të ardhmen, me fokus të veçantë në integrim dhe kohezionin në shoqërinë e Maqedonisë.

Ndërsa Zannier, i cili kohë më parë pranoi funksionin komisar i lartë për të drejtat e njeriut në OSBE, ka shprehur kënaqësi nga vizioni i prezantuar nga ana e përfaqësuesve të Maqedonisë për zhvillim të mëtejmë të shtetit. Ai e ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të ekipit të tij për të dhënë përkrahje të sinqertë në përpjekjet e Maqedonisë për të përforcuar dhe zhvilluar vlerat dhe standardet demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version