Site icon Telegrafi

Zannier-i: Jam i shqetësuar me zhvillimet në Shkup (Foto)

Përmes cicërimave në profilin e tij zyrtar në Twitter, Lamberto Zannier-i, shef i OSBE-së, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet politike në Maqedoni.

Ai shprehet se është i shqetësuar me zhvillimet në Shkup dhe se sundimi i ligjit duhet t’ia dalë në krye. Sipas tij, rezultatet e dhjetorit janë bazë e qëndrueshme për formimin e një qeverie që do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve.

Zanieri paralajmëron ardhjen në Shkup në javën që vjen për të takuar zyrtarë shtetëror, liderë partish politike dhe shoqërinë civile./Telegrafi/

Exit mobile version