Site icon Telegrafi

Zaniolo pritet të kthehet ndaj Juves

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrën dhe pritet të luajë kundër Juventusit në fundjavë.

Bianconerët kanë marrë lajme të mira për rikuperimin e Paulo Dybala, derisa edhe Giallorossët e ka kthyer talentin e tyre në stërvitje ekipore.

Italiani është stërvitur me bashkëlojtarët pas mungesës në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Belgjikës.

Sky Sport Italia raporton se Zaniolo është rikuperuar nga problemi me muskulin fleksor, ndërkohë që Jose Mourinho po i përgatit të zgjedhurit e tij për sfidën e madhe ndaj Juves.

Lexo po ashtu Mourinho tregon për këshillën që i dha Zaniolos pas mospërfshirjes në ekipin e Italisë

Në anën tjetër, Chris Smalling do të mungojë dhe vazhdon ta ndjekë një program individual në Trigoria. /Telegrafi/

Exit mobile version