Site icon Telegrafi

Zaniolo përleshet gjatë një miqësoreje, Mourinho nuk e pëlqen aspak reagimin e italianit

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo u përlesh me mbrojtësin e Triestinas, Walter Lopez, gjatë një takimi miqësor mbrëmë (e mërkurë), dhe Jose Mourinho nuk e pëlqeu aspak reagimin e tij.

Lopez dhe Zaniolo kishin debatuar disa herë para se mbrojtësi të kryente një faull mbi yllin e Giallorossëve disa minuta para pushimit të pjesës së parë.

35-vjeçari më pas u përpoq të godiste Zaniolon me top, duke shkaktuar reagimin e tij.

Ata u përleshën për disa sekonda para se kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, të mbërrinte për t’i ndarë.

Sipas Il Corriere dello Sport, trajnerit të Romës, Mourinhos, nuk i pëlqeu aspak ajo që pa dhe u sigurua që Zaniolo ta dinte atë.

Zaniolo humbi gjithë sezonin 2020/21 për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar në një ndeshje të Ligës së Kombeve midis Italisë dhe Holandës në Shtator 2020.

Ai ka luajtur tre ndeshje gjatë para-sezonit me Giallorossët këtë verë, duke përfshirë miqësoren e djeshme kundër Triestinas, të cilën gjigantët e Serie A fituan 1-0 falë një goli të Nicola Zaleëski në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version