Telegrafi

Zaniolo pas lëndimit të rëndë: Do të jetë vështirë, por asnjëherë nuk kam menduar ta lë futbollin

Nicolo Zaniolo (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo tashmë ka filluar të numërojë mbrapsht për kthimin e tij nga dëmtimi dhe theksoi se ai nuk ka menduar kurrë për të lënë futbollin, pavarësisht se pësoi këputjen e tij të dytë të ligamentit ACL në tetë muaj.

Italiani mori një dëmtim serioz në gju gjatë fitores 1-0 të Italisë kundër Holandës në Ligën e Kombeve, pasi ishte kthyer së fundmi nga një këputje e ligamentit ACL, por i këmbës tjetër.

Megjithatë, edhe pse me dy lëndime të rënda brenda një kohe të shkurt, Zaniolo ka thënë se nuk mendon tërheqjen nga futbolli.

Lexo po ashtu Roma konfirmon lëndimin e rëndë të Zaniolos, italiani pritet të mungojë deri në shkurtin e 2021

“Në fillim, nuk kisha kohë të mendoja. Por më vonë, thashë me vete: ‘Jo, përsëri’”, ka thënë fillimisht Zaniolo për Il Corriere dello Sport.

“Unë tashmë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por më pëlqen të mendoj se do të jetë një përvojë që më formon si lojtar. Tashmë po numëroj mbrapsht”.

Lexo po ashtu Ancelotti e përjetoi të njëjtën gjë si Zaniolo, thotë se talenti i Romës do të kthehet më i fortë

“Unë kurrë nuk kam menduar për të lënë futbollin, madje as kur e kuptova se kishte ndodhur përsëri”.

“E detyroj veten, edhe nëse jo gjithmonë arrij ta mbaj gjendjen shpirtërore”, përfundoi italiani. /Telegrafi/