Nicolo Zaniolo do t’i qëndrojë besnik Romës edhe për shumë vite të tjera.
Talenti i jashtëzakonshëm italian ka shkëlqyer në vitin e tij të parë me Giallorosët, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Juventus, Paris Saint Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensivë.
Në një intervistë të dhënë për ‘Football Times’, Zaniolo ia ka premtuar besnikëri Romës.
“Unë nuk jam Totti, por ëndërroj që një ditë të jem aq i mirë sa ai. E vetmja mënyrë që mund ta bëj, është të punoj çdo dit në stërvitje, dhe punën e bërë në stërvitje, ta përcjellësh para tifozëve, në fushën e lojës”, ka deklaruar Zaniolo.
Talenti italian foli edhe për kapitenin e dytë të Romës, Daniele De Rossin të larguar javë më parë në drejtim të Boca Juniors.
“De Rossi ishte një udhëheqës, një person fantastik, ishte e lehtë të mësoje prej tij. Nga ai mësova përulësinë, të cilën e kishte për tifozët, stafin dhe lojtarët e tjerë”.
“Ai ishte i përqendruar tek Roma, dhe unë do të përpiqem ta bëj këtë. Dëshiroj të rritem si lojtar, ashtu si ai. Tani është koha që unë të shkruaj historinë time.”, u shpreh Zaniolo.
Kësisoj 20-vjeçari i ka dhënë fund spekulimeve se do të largohet nga Roma, pasi ai është në bisedime të avancuara me klubin për një kontratë të re e cila do ta mbajë në Olimpico deri në vitin 2024. /Telegrafi/