Telegrafi

Zaniolo ngjitet në skenë për të kënduar

(Foto: Screenshot/Instagram/frac77)

Futbollisti italian, Nicolo Zaniolo, është xhiruar duke kënduar në një koncert hitin “Grazie Roma”.

Kantautori i famshëm, Antonello Venditti (një tifoz i klubit të Romës), ka interpretuar së bashku me kolegun e tij, Francesco De Gregori, në Auditorium Parco della Musica të kryeqytetit italian.

Gjatë mbrëmjes, në skenë është paraqitur edhe Zaniolo për ta kënduar këngën “Faleminderit Roma” që shënon një sukses historik të Vendittit dhe për shumë vite është konsideruar si një himn jozyrtar i Romës.

Një video nga këndimi i futbollistit e ka publikuar në Instagram, nëna e tij, Francesca Costa.

Lexo po ashtu A është Zaniolo lojtari më i pafat në Serie A?

“Në një mbrëmje të veçantë keni arritur të na lini të gjithëve pa fjalë… Faleminderit për gjithë këtë, faleminderit”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Tifozët e Romës e kanë kuptuar këtë interpretim si një lidhje me të fortë me klubin, pas paqartësive që e lidhin 23-vjeçarin me një largim nga Stadio Olimpico. /Telegrafi/