Telegrafi

Zaniolo konfirmon lëndimin e rëndë, premton se do të kthehet shpejt

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Futbollisti ofensiv i Romës, Nicolo Zaniolo, e ka konfirmuar këputjen e ligamentit ndërlidhës të përparmë (ACL) të gjurit të këmbës së majtë.

Italiani i ka falënderuar tifozët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe u ka premtuar se do të kthehet së shpejti.

Zaniolo do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, ndërkohë që po kalon një tjetër makth lëndimi dhe kjo është hera e dytë që pëson rupturë të ligamentit të gjuri, këtë herë në këmbën e majtë.

“Për shumë njerëz që më pyesin si jam, këtë mëngjes i kam bërë testet që treguan këputjen e ligamentin kryesor në gjurin e majtë”.

Lexo po ashtu Roma konfirmon lëndimin e rëndë të Zaniolos, italiani pritet të mungojë deri në shkurtin e 2021

“I falënderoj të gjithë, tifozët e Romës dhe të tjerët për mbështetjen… Do të kthehem së shpejti!”, ka shkruar 21-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)