Site icon Telegrafi

Zaniolo duket se e ka refuzuar ofertën e Bournemouth

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, agjenti i Nicolo Zaniolos dëgjoi propozimin e Bournemouth, por konfirmoi se nuk është i interesuar të vazhdojë negociatat.

Skuadra e Ligës Premier ishin e vetmja skuadër që arritën çmimin e kërkuar të vendosur nga Roma, duke ofruar 35 milionë euro të raportuara dhe duke përfshirë edhe bonuse për të blerë plotësisht italianin.

Znaniolo refuzoi edhe Tottenham Hotspur, kështu që Bournemouth nuk arriti po ashtu ta bindte atë të largohej nga Serie A.

Tuttomercatoëeb pretendon se agjenti i tij Claudio Vigorelli u takua me përfaqësuesit e klubit anglez sot në Itali dhe dëgjoi propozimin për mirësjellje, por gjithashtu ripohoi se nuk është i interesuar dhe nuk do të vazhdojë më bisedimet.

Zaniolo aktualisht mbetet në mes, sepse Milani tashmë është tërhequr nga negociatat sepse ata e konsiderojnë çmimin e kërkuar si shumë të lartë dhe janë të përgatitur të ofrojnë kontratë si huazim me opsion blerje.

Lexo po ashtu Liga Premier tregoi fuqinë mbi Serie A: Bournemouthi i fundit mposhti Milanin kampion në garë për Zaniolon

Kontrata e tij do të skadojë në qershor 2024 dhe as Zaniolo dhe as Roma nuk duken në asnjë mënyrë të interesuar për ta zgjatur atë marrëveshje./Telegrafi/

Exit mobile version