Telegrafi

Zaniolo dëshiron ta ndihmojë Romën të fitojë Ligën e Evropës

Nicolo Zaniolo ka zbuluar se kur do të kthehet në aksion dhe pretendon se dëshiron të ndihmojë Romën të fitojë trofeun e Ligës së Evropës.

Ylli i Romës dhe Italisë është jashtë fushe pas një dëmtim në gju që mori në muajin shtator.

Sidoqoftë, kthimi në fushë tani është afër, pasi lojtari ka filluar tashmë stërvitjet me grupit dhe ka vënë synime individuale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Nicolo Zaniolos

“Po ndjehem më mirë çdo ditë”, ka thënë fillimisht Zaniolo për La Gazzetta dello Sport.

“Unë do të luaj një lojë me ekipin Primavera në prill. Atëherë do të jem gati”.

Lexo po ashtu Roma me një këmbë në çerekfinale, triumfon bindshëm ndaj Shakhtarit

“Po pres me padurim të ndihmoj Romën të arrijë një vend në Ligën e Kampionëve dhe, ndoshta, të fitojë Ligën e Evropës”, përfundoi italiani.

Roma mundi Shakhtarin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tës në Ligës së Evropës në Stadio Olimpico. /Telegrafi/