Zanfina Ismaili është duke i shijuar pushimet, ndërsa për këtë i ka mbajtur të informuar fansat e saj përmes një imazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka pozuar me kostum banje të bardhë duke treguar linjat e pëlqyera trupore.
Ajo zgjodhi të pushonte pas publikimit të videoklipit më të ri, “M”, që i dedikohet nënës së saj të ndjerë, Mona Ismaili.
Pritet që pas pushimeve, Zanfina të fillojë me punën rreth projektit të ri. /Telegrafi/