Telegrafi

Zanfina: Nuk kam qenë dhe nuk jam arrestuar!

“Sqarim: Nuk kam qenë e arrestuar dhe nuk jam! E vërtetë është që jam paraqitur në Gjykatë, sepse para disa vitesh gjatë një kontrolli policor në çantën time u gjet një sprej lotsjellës, i cili u cilësua si armë e ftohtë”.

“Dhe pasi që ftesat nga gjyqi kanë shkuar në adresën time të vjetër, unë jam vonuar me paraqitjet në gjykatë dhe pas kësaj është lëshuar fletarresti, por unë kam paguar dënimin e caktuar dhe nuk jam arrestuar”.

“Përndryshe sprejin e mbaja me vete për vetëmbrojtje, si çdo femër e zakonshme dhe person publik. Ju falënderoj të gjithëve”, shkruan në faqen zyrtare të Zanfinës në Facebook. /Telegrafi/