Telegrafi

Zanfina në shoqëri të reperit zviceran, Raf Camora

Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, që fansat po ia kërkojnë me këmbëngulje.

Bëhet fjalë për Zanfina Ismailin, e cila tashmë ka nisur një karrierë krejtësisht tjetër prej këngëtares.

Bukuroshja jonë kohë më parë ka dhënë edhe provimin e jurispodencës, gjë që e bënë avokate dhe detyra e parë ishte ofrimi i mbrojtjes ligjore të ndërtimit të “Boreas”.

Megjithatë, së fundi këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të reperit zviceran, Raf Camora që është një ndër hip-hop artistët më të kërkuar.

Nuk dihet nëse prapa kësaj foto ekziston një bashkëpunim apo ishte imazh i çastit, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Lexo po ashtu Komentuesja tenton të tallet me Zanfinën, këngëtarja i kundërpërgjigjet me keqardhje

Theksojmë se Noizy ka bashkëpunuar me këtë reper në këngën “Toto”, videoja e të cilit është shikuar mbi 32 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Zani aktualisht nuk ka paralajmëruar sjelljen e ndonjë kënge të re para fansave të saj. /Telegrafi/