E ka cilësuar si vitin e saj më të keq në aspektin emotiv, por këngëtarja Zanfina Ismaili duket se është e lodhur nga 2016-ta, dhe mezi pret të vijë ora 00:00 e datës 31 dhjetor.
Këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi përmes një statusi të publikuar me fotografi në Instagram Story.
“Mezi pres që ky vit të përfundojë”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që ky vit ka qenë shumë i pafat për këngëtaren, pasi ajo gjatë këij viti humbi nënën, e cila ishte mbështetja e saj kryesore, dhe xhaxhain e madh.
Ajo këtë vit ka publikuar vetëm një projekt muzikor, këngën dhe klipin “M”, gjersa nuk ka pranuar të jetë në asnjë prej programeve festive për Vitin e Ri.
Urojmë që viti i ardhshëm të sjell plot të mira në jetën dhe karrierën e këngëtares. /Telegrafi/