Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për tregun shqiptar.
Bëhet fjalë për Zanfina Ismailin, e cila aktualisht është tërhequr përkohësisht prej botës së muzikës për t’iu përkushtuar punës si juriste.
Megjithatë, ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale duke qëndruar afër fansave të shumta që i ka anembanë trojeve shqiptare.
Ajo së fundi përmes llogarisë personale në Instagram ka zgjedhur të flas për karakterin e njerëzve që e bëjnë të afrohen njerëzit.
“Karakteri është ai që ju bën që të largohen njerëzit nga ju dhe jo pamja. Me pamje mësohesh, por me karakter kurrë”, ka shkruar Zani në rrjetet sociale.
Nuk dihet se kujt i është drejtuar me këto fjalë këngëtarja, por duket se zeshkanes diç e ka prekur në jetën private.
Ndryshe, Ismaili muajin e kaluar është angazhuar edhe si avokate e qendrës turistike “Borea”. /Telegrafi/