Site icon Telegrafi

Zanfina Ismaili po thotë se ende është ‘single’ (Foto)

Zanfina Ismajli, me siguri është tezja më e lumtur në botë për momentin.

Motra e saj. diva shqiptare Adelina Ismajli u bë nënë për herë të parë e një djali me emrin Uliks, duke i dhënë po ashtu për herë të parë Zanfinës epitetin teze.

Ndonëse, sipas prive, ajo rrallë ka folur për jetën private dhe lidhjet e dashurisë, Zanfina tash ka zbuluar zyrtarisht se është single.

E lumtur për nipin, ajo ka publikuar në Instastory një fotografi të një rrobe bebesh me mbishkrimin “Tezja ime është single. Pyetni prindërit e mi për detaje”, dhe e ka etiketuar Adelinën në të njëjtin imazh.

Adelina Ismajli para disa ditësh është bërë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj Val Krasniqin, me të cilin jeton në Zvicër prej kohësh.

 

Exit mobile version