Zanfina Ismaili shumë shpejt do rë publikojë një këngë mjaft domethënëse për jetën personale.
Këngëtarja ia ka kushtuar një këngë nënën së saj të ndjerë, Monës.
Madje, tashmë këngëtarja ka përfunduar regjistrimin e këngës, ndërsa kripin do të xhirojë në qytetin turistik shqiptar të Durrësit.
Kujtojmë se nëna e këngëtares ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër. /Telegrafi/