Para disa kohësh u bë publike ndarja mes Zanfines dhe të dashurit të saj, lidhjes shumëvjeçare i erdhi dhe fundi, siç ka thënë në një intervistë dhe vetë Zanfina “asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.
Ajo po mundohet me mish e shpirt ta ruajë privatësinë e saj dhe ta mbajë larg medieve, por siç duket nuk po i shkon siç e ka menduar Ismaili.
“Prive.al” ka bërë publike një video të Zanifnes ku duket në shoqërinë e një mashkulli në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Afërsia e tyre shihet shumë qartë në këtë video, por nuk dihet se a është ndonjë familjarë i saj, mik ose bëhet fjalë për ndonjë lidhje të re të Zanfines.
Sipas disa dëshmitarëve për “Prive.al” kanë bërë të ditur se nuk është hera e parë që dyshja shihen së bashku, pasi që dyshja frekuenton shpesh kompleksin banesor të ri në Arbëri.
Përkundër kësaj lidhjeje e më të hershme të Zanfinës asnjëherë nuk është përfolur në medie e as romanca e tyre, por që është beqare këtë e dimë tash, dhe se a ka ndonjë lidhje me këtë mashkullin misterioz mbetet të shihet në ditët në vijim.
https://www.youtube.com/watch?v=yMYD5b1npMQ