Telegrafi

Zanfina Ismaili diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë, Adelina ndihet krenare me të motrën

Zanfina Ismaili ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor në tregun shqiptar.

Por, duket se këngëtarja ka qenë e angazhuar shumë në shkollimin, ku ka përfunduar sot edhe fakultetin.

Këngëtarja ka përfunduar fakultetin e drejtësisë një javë pasi mbushi 33 vjet dhe ky është rast i mirë për të festuar.

Në fakt, fillimisht ajo ka marr urimin e parë prej të motrës, Adelina Ismailit, e cila ndihet krenare me Zanin.

“Vajza ime zyrtarisht sot është një juriste e diplomuar! Jam krenare me ty Zani. Urime ditëlindjen Princesha ime. Ti më bëre motër të lumtur! Unë të dua gjer në hënë dhe pas”, ka shkruar Adelina np Instagram.

Theksojmë se dyshja e lartcekur janë duke u përgatitur edhe për martesën e të motrës së tyre, Emës.

Ndryshe, Zanfina ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re muzikore. /Telegrafi/