Telegrafi

Zanfina i del në krah Rita Orës

Fansat në tërë botën, u shokuan dje me disa postime nga Rob Kardashian, të cilat ishin mjaft ofenduese dhe të cilat mendohet që i ishin drejtuar Rita Orës.

“Ajo më tradhtoi mua me rreth 20 djem përderisa ishim në lidhje, pyes veten se me sa do të flejë ajo tani më që jemi ndarë? Por unë pyes veten, 20?!!!” ishte vetëm njëra ndër shumë postime që ai bëri, dhe më pas i fshiu të gjitha.

Dhe, mes shumë të prekurve nga këto pstime ishte edhe këngëtarja Zanfina Ismajli, e cila ka shfyttëzyar faqen e saj për të shkruar: “Kurgjo skena bo na në “Taken” qa kena me t’bo ty oj qyqe”.

Edhe në faqen “Facebook” ajo ka bërë thirrje që të gjithë të postojnë fjalinë “DontMessWithAlbaniansRob”, për t’i dalë në përkrahje bashkëkombases Rita Ora. /Telegrafi/