Telegrafi

Zanfina feston ditëlindjen, ja si ka ndryshuar ndër vite (Foto/Video)

Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen e saj të 30.

Këngëtarja e njohur pjesë e skenës muzikore u bë që në moshë të re dhe së bashku me motrën e saj Adelinën, sollën shumë risi në tregun muzikor shqiptar me paraqitjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Kjo ditëlindje për këngëtaren duhet të jetë nga më të këqijat që ka kaluar në jetë pasi nuk ka shumë ditë që ajo ka humbur nënën e saj.

Që nga fillimi i paraqitjes në skenë ajo ka pësuar ndryshime të mëdha në dukje, madje janë përfolur edhe ndërhyrjet kirurgjike, të cilat i ka pranuar edhe vetë ajo./Telegrafi/