Site icon Telegrafi

Zanfina dhe Ema kujtojnë Monën përmes një fotografie të veçantë (Foto)

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka qenë shumë e lidhur me nënën e saj, Monën.

Ndonëse po bëhen gati një vit që ajo ka ndërruar jetë, motrat Ismaili nuk mund ta harrojnë thuajse për asnjë çast më të shtrenjtën e tyre.

Fotografitë janë thesari i vetëm ku Adelina, Ema dhe Zanfina kanë mundësinë tashmë të shohim shëmbylltyrën e nënës së tyre.

Disa nga këto imazhe, këngëtaret nuk hezitojnë që t’i ndajnë me fansat edhe në rrjetet sociale.

Ka qenë së fundmi Zanfina ajo e cila ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Emën pranë Monës së tyre.

Nga pamjet duket se fotografia është realizuar në një ambient të ngrohtë familjar, përderisa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon.

Përndryshe pas shumë ngjarjeve të hidhura në jetën e tyre, motrat Ismaili do t’i lumturojë fakti që familjes së tyre do t’i shtohet një anëtar i ri, pasi e madhja Adelina Ismaili pret që brenda pak muajsh të bëhet nënë për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version