Zanetti dje mbushi 42-vjeç dhe në një intervistë për Sky ai foli për dyshen Kovacic-Icardi, dhe se kishte refuzuar disa herë Real Madridin për të qëndruar te Interi, transmeton Telegrafi.
“Mateo Kovacic? Ne besojmë plotësisht te ai dhe gjithmonë kemi besuar. Ai ka potencial, është një djalosh i përkryer dhe ne presim shumë nga ai”, tha Zanetti për talentin kroat, ku shoti “Kurse, për Icardin mund të them si ai është i lumtur me qëndrimin te Interi, pasi ai ka kuptuar rëndësinë e fanellës zikaltër”.
Zanetti ka kaluar 19 sezone te Interi dhe zbuloi se ai ka refuzuar disa herë Real Madridin, pasi ai është i dashuruar me Nerazzurrët.
“Isha shumë afër Los Blancos disa herë, por gjithmonë kam dëgjuar zemre time. Unë gjithmonë e kam dashur vetëm Interin dhe nuk mund të largohesha. Gjatë turneut në Kinë, gjatë një dreke me presidentin e Realit, Florentino Perez, ai më tha në shaka se ende është duke pritur që unë t’i bashkohem atyre’, shtoi për fund Zanetti, duke treguar se sa shumë e dëshiron ekipin zikaltër. /Telegrafi/