Telegrafi

Zanetti zbulon formacionin më të mirë në histori të Interit sipas tij –Shumë yje brenda, shumë të tjera jashtë (Foto)

Legjenda e Interit dhe kombëtares argjentinase, Javier Zanetti, tani në rolin e zv/presidentit të zikaltërve, ka dhënë një intervistë, ku ka treguar edhe formacionin më të mirë të futbollistëve.

Natyrisht ai para derbit me Milanin e ka zgjedhur formacionin më të mirë që ka luajtur te Interi.

Në njëmbëdhjetëshin e Zanettit ka katër argjentinas, katër brazilianë, dy italianë dhe një kamerunas.

Sulmi i preferuar i Zanettit përbëhet nga një katërshe ëndrrash me Ronaldo, Baggio, Eto’o dhe Milito.

Porta i është besuar brazilianit Julio Cesar.

Bie në sy fakti që asnjë prej futbollistëve aktualë nuk bën pjesë në këtë formacion.

Ja 11 futbollistët e përzgjedhur nga Zanetti.

Julio Cesar

Roberto Carlos

Walter Samuel

Giuseppe Bergomi

Maicon

Javier Zanetti

Esteban Cambiasso

Samuel Eto’o

Roberto Baggio

Ronaldo

Diego Milito

Formacioni