Telegrafi

Zanetti të thyejë rekordin e Maldinit

Tuttosport shkruan se drejtuesit Nerazzurrë janë të ngazëllyer me formën e argjentinasit dhe duan që ai të vazhdojë të luajë.

Në të vërtetë, drejtuesit e Interit janë duke e shtyrë Zanettin të vazhdojë me qëllimin për të thyer rekordin e paraqitjeve të legjendës së Milanit, Paolo Maldini, në Serie A.

Maldini ka bërë 902 paraqitje zyrtare për Milanin, 647 prej të cilave vetëm në Serie A. Ndërkohë, Zanetti ka bërë 929 paraqitje në karrierën e tij, por vetëm 592 prej tyre në Serie A. /Telegrafi/