Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, pas fitores 3-0 ndaj Frosinones në Serie A ka filluar të mendojë për atë ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.
Legjendari argjentinas ka thënë se ekipi zikaltër është gati pasi fitorja do të thoshte shumë për të kaluar grupin.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Tottenhami është një skuadër e madhe, i kam shikuar ndaj Chelseat ku fituan me meritë”.
“Edhe ne kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj Frosinones, por ky do të jetë një muaj i vështirë”.
“Kemi bërë hapin e parë, tani trajneri dhe lojtarët do përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen”.
“Të mërkurën do të jem me skuadrën, do të jetë e vështirë, por ne jemi gati pasi një rezultat pozitiv për ne do të thotë shumë”, ka thënë Zanetti.
Pas katër ndeshjeve të para në Grupin B është Barcelona ajo që prinë me 10 pikë, ndjekur nga Interi me shtatë dhe Spurs me katër.
Në vendin e fundit renditet PSV me vetëm një pikë. /Telegrafi/