Site icon Telegrafi

Zanetti: Suning janë serioz, duan të shkruajnë histori

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur edhe një herë për të ardhmen e klubit italian.

Legjenda argjentinase ka thënë se Suning janë serioz dhe së shpejti do të shihen frytet e punës së tyre.

“Futbolli është në rritje,  jam zëvendës-president i Inter i cili është në pronësi të kinezëve. Suning janë shoqëri serioze, duan të hapin një cikël të ri dhe të bëjnë histori”.

“Mund të bëjmë gjëra të rëndësishme, ky klub ka vlera dhe duam që ta bëjmë prapë protagonistë”.

“Suning ka ambicie të mëdha, ka ide të qarta dhe duam që Interi të kthehet në krye të garave të mëdha”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/

Exit mobile version