Telegrafi

Zanetti paralajmëron Barcelonën

“Zlatan vendosi të kalojë te Barcelona dhe gjithçka do të shkojë mirë, ai është një lojtar i mirë. Eto’o erdhi te ne si një sulmues me kualitete të mëdha, dhe ai e ka dëshmuar këtë duke shënuar në ndeshje të mëdha”.

“Është gjithmonë e veçantë të luash kundër kampionëve të Evropës (për klube), dhe jam sigurt se do ta japim më të mirën nga vetja që të nxjerrim rezultat të mirë. Kam besim të madh në bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Zanetti për Repubblica.it.