Telegrafi

Zanetti: Milito nuk do shkojë te Reali

Il Corriere dello Sport pohoi se Milito ishte lidhur shumë me portugezin Mourinho, ndërsa ai ka pranuar menjëherë pas finales se ka oferta të rëndësishme.

“Unë bisedova me Diego Militon para ndeshjes, ndoshta ai e shprehu veten gabimisht rreth të ardhmes së tij. Ai është i lumtur që është me ne dhe ne kemi kaluar nëpër një sezon ku kemi shkruar historinë. Milito ka bërë histori me Interin. Nuk kam dyshime se ai do të mbetet me ne”.

“Unë njëherë i kam thënë jo Real Madridit, gjithçka ishte gati, transferimi pothuajse ishte finalizuar. Megjithatë, në momentin e fundit Massimo Moratti më bindi të qëndroj dhe ja ku jam sot”, theksoi Zanetti për Inter Channel. /Telegrafi/