Telegrafi

Zanetti: Messi më i miri në botë

“Messi është lojtari më i mirë në botë, gjërat të cilat ai i bën me top janë të pabesueshme. Nëse dikush di se si ta ndalojë atë, ata duhet të më tregojnë. Për momentin, ai është një lojtar më ndryshe, është qejf dhe nder të jesh në të njëjtën skuadër me të”, ka thënë Zanetti.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, por ka thënë se më e rëndësishme për momentin është të fitojnë ndeshjen vendimtare për kualifikim për Kupën Botërore ndaj Paraguait të mërkurën.

“Objektivi ynë i menjëhershëm është kualifikimi për në Kupën Botërore, por shumë shpejt do të jemi rivalë”, ka thënë 36-vjeçari.