Telegrafi

Zanetti mesazh Barcelonës: Lautaro do të qëndrojë gjatë te Interi

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti i ka dërguar një mesazh Barcelonës për Lautaro Martinezin.

Në një prononcim për Antena 3, ish-mbrojtësi dhe kapiteni zikaltër, sot në rolin e drejtuesit në klub ka folur për sulmuesin Lautaro Martinez.

“Lautaro është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A”.

“Duke e parë me ngjyrat e Interit, është një krenari, dhe kjo më bën të lumtur, sepse mendoj se do ta kemi këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Zanetti u ndal të flas është për klubin dhe trajnerin Antonio Conte.

“Qëllimi është të kthehemi mes protagonistëve të mëdhenj, në përputhje me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë dhe persona me vlera të rëndësishme njerëzore”.

“Conte? Është një trajner me aftësi të mëdha, ai e njeh mirë futbollin italian dhe përshtatet mirë me atë që imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ka stilin e duhur për të qenë konkurrues kampionatin italian”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/