Argjentina ka zhgënjyer ditën e djeshme fansat e shumtë me barazimin 1-1 ndaj Islandës.
Edhe pse kaluan të parët në epërsi, argjentinasit pësuan gol dhe shpërdoruan një penallti me anë të Lionel Messit.
Lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për Argjentinën, Javier Zanetti ka folur për ndeshjen e djeshme.
Sipas ish-kapitenit legjendar të Interit, askush nuk e priste atë barazim të Argjentinës.
“Askush nuk e priste atë barazim, nuk ishim të kënaqur me mënyrën se si luajti Argjentina”.
“Më shumë se barazimi jemi të zhgënjyer nga loja që treguan futbollistët”, u shpreh legjenda argjentinase.
Zanetti ka thënë se janë të shqetësuar për ndeshjet e radhës, pasi ekipi kombëtar luajti pa ide.
“Jemi të fikur dhe pa ide, kjo gjë është shqetësuese për ndeshjet e radhës”, përfundoi Zanetti. /Telegrafi/