Telegrafi

Zanetti: Mancini do të ketë sukses në City

“Mancini është një trajner i madh me karakteristikat e Jose Mourinho dhe Carlo Ancelottit. Njëjtë sikur ata, ky kërkon një përgjegjësi të plotë nga lojtarët e tij dhe shumë intensitet në seancat stërvitore”.

“Ju duhet të jeni krejtësisht të përkushtuar dhe të zbatoni urdhrat e tij ose nuk do të jeni në ekip. City do të pëlqejë anën e tij teknike të ndeshjes, por ai pëlqen të sulmojë. Të marrësh një skuadër në dhjetor nuk është zgjidhja më e mirë, por stili i tij do të jetë i përkryer për futbollin anglez”, ka thënë Zanetti./Telegrafi/