Telegrafi

Zanetti: Kupa, prioritet për Interin

Zanetti thotë se mënyra e fitores 3-2 tregon se sa e rëndësishme është kjo garë për Interin.

“Ishte një fitore e merituar. Veçanërisht nëse merrni parasysh se rikthimi i tyre filloi pas një fauli të dyshimtë të Alvaro Pereiras në Alessandro Diamantin…”.

“Por Coppa Italia është vërtet shumë e rëndësishme për ne. Gjithmonë ka qenë, ne kemi treguar këtë vite më parë kur filluam ta fitojmë dhe e treguam sërish kundër Bolognas”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/