Telegrafi

Zanetti kërkon rinovimin

“Vitrina ime është e plotë, por ka hapësirë edhe për më shumë… Ne fituam dhe duam të vazhdojmë. Unë shoh një grup që dëshiron të vazhdojë së fituari. Ne po luajmë në Superkupën e Evropës dhe në Kupën e Botës për klube këtë vit dhe shumë prej nesh e dimë se ky mund të jetë rasti i fundit. Ne kemi bërë histori, por duam ta rishkruajmë atë”.

“Një kontratë deri 2013? Klubi e di çfarë vullneti kam unë dhe ata e dinë se edhe sa kohë dua t’i mbaj lidhjet me Interin. Nuk ka problem”, ka thënë Zanetti për Tuttosport. /Telegrafi/